spot_img
spot_img

Evi Kokalari në zyrën e pronarit të TV të madh: I kërkova të mos mbështesë Adriatik Lapajn, mashtron se e mbështet SHBA

spot_img

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari është rikthyer në Shqipëri, ku ka zbuluar edhe detaje nga vizita e saj.

Kokalari thotë se ka takuar pronarin e një televizioni të madh në vend, të cilit i ka kërkuar të mos mbështesë Adriatik Lapajn.

Ky i fundit, sipas Kokalarit ka thënë që jo vetëm e ka mbështetur në të kaluarën por do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë.

Kokalari thotë se Lapaj është një mashtrues që pretendon se ka mbështetjen e Ambasadës Amerikane, dhe premton se do të nxjerrë fakte që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ja çfarë shkruan Kokalari në Facebook:

Sapo dola nga zyra e Hysenbelliut i cili ne menyren e vet jo vetem e konfirmoi qe e ka mbeshtetur Lapajn, por do te vazhdojë ta bej më shumë tashti qe i kërkova unë te mos mbështes një mashtrues.

Gjithsesi, Hysenbelliu, mik i ngushtë i Saljanit, ç’moralizuesi i Nora Kelmendit dhe bisnesmeni qe është goditur më shumë nga Rama, mendon se me një media që ka do kontrollojë fatet e Shqipërise.

Kush nuk e ka kuptuar, qeveria, media dhe oligarkia janë tentakulat e mafies në Shqipëri dhe siç ja shpreha dhe atij vetë – tritoli i Edi Ramës është problemi më i vogël që do ketë në jetë nëse mendon se do te ndalojë zhvillim demokratik në Shqipëri – dhe ky nuk është kërcënim, por premtim!

E meqë ra fjala, dhe ky beson se Lapaj ka ambasadën nga mbrapa. Ambasada amerikane duhet të prononcohet menjeherë nëse është mbas Lapajt, por të gjithë e dimë që ky është mashtrim dhe do vërtetohet së shpejti në mënyrë spektakolare!

Lajmet e fundit