9.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Fajin ia vendos vetes” – Loredana tregon bisedën me prindërit për Jozin pasi doli nga BBV: Me mend në kokë tani e tutje

    Loredana Brati tregoi se pasi doli nga shtëpia, ku arriti që të shkonte deri në gjysëmfinale, foli më prindërit dhe pa reagimet e tyre dhe intervistën e Jozit herën e parë që ai doli nga shtëpia.

    Ajo tha se prindërit i thanë: “A nuk kishim të drejtë kur të thoshim që ishe nën në hije, dhe pjesa jote më e bukur doli kur ti dole nga ajo hije?!

    “U dhashë të drejtë, por nuk ia hedh fajin askujt veç vetes sime, ka qenë vetëm faji im. Nuk e konsideroj gabim marrëdhënien që krijova, por ndodhi. Mësova nga ajo dhe prapë më ka dhënë shumë emocione”, u shpreh Loredana.

    Ndërkohë e pyetur për komentin që prindërit i bënë për incidentin e ndodhur me Jozin dhe Gjestin në shtëpi, ajo tha: “Ishin tronditur shumë, ishin në merak për mua, dhe nga tani e tutje më thanë ‘me mendje në kokë’”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit