spot_img
spot_img

Faleminderit Luizë, po për këta heronjtë që shpëtuan 55 jetë dhe u shitën nga shteti, do flasë njeri?

spot_img

Nga Artur Meçollari

Luiza na nderove dhe na bëre krenarë.

Faleminderit!

Tani administro lavdinë dhe ruaj nderin tënd.

Ministrja e Arsimit jep grada ushtarake. Zonjë, janë grada të marrë jo vetëm me djersë, por dhe me gjak.

Shokët tanë kanë dhënë jetën për atë flamur dhe shumë e kanë rrezikuar atë. As ata që nuk jetojnë më, as ata që kanë rrezikuar jetën, nuk u bënë nga ministri i Mbrojtjes, profesorë, doktorë.

Mos u tregoni hipokrit. Pesë detarë shpētuan 55 jetë njerëzore në det, sot janë të pezulluar dhe askush nga ju nuk u kujtua për ta.

Përkundrazi u shitën zyrtarisht. Detar Besmir Meçaj u hodh ne detin me forcën 5-6 dhe shpëtoj shumë jetë njerëzore duke përfshirë dhe një fëmijë në gjendje koma.

Apo ata kanë bërë detyrën?

Gradat ushtarake nuk janë medalje dhe dekorata, por mekanizëm dhe sistem i hirarkise, meritokracisë dhe funksionimit të FA.

Grada nuk është vetëm përfitim financiar. Ajo është marrëdhënie me atdheun, flamurin, institucionin dhe midis ushtarakëve.

Lajmet e fundit