Pas fitores së saj në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ku ka folur hapur për gjithë eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo ka treguar se rrugëtimi në spektakël ka qenë i mbushur me emocione të forta, sfida të vazhdueshme dhe momente që i kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit. Sipas saj, kjo eksperiencë e ka ndihmuar të kuptojë më mirë veten dhe të përballet me situata të ndryshme me më shumë qetësi dhe pjekuri.
Gjatë qëndrimit në BB VIP, një nga historitë më të përfolura ka qenë lidhja e saj me DJ Gimbo, e cila lindi natyrshëm brenda izolimit dhe u kthye në një nga temat kryesore të publikut. Për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje, Selin u shpreh se ende nuk ka marrë një vendim për martesë, duke thënë: “Nuk e kam vendosur. Është shumë herët.”
Ndërsa për pyetjen nëse do të zgjidhte famën apo dashurinë, ajo u tregua e prerë në qëndrimin e saj, duke theksuar se për të ndjenjat nuk maten me përmasa.“Në këtë pikë që jam, jam shumë e lumtur që fama nuk më ka penguar që të jem me Gimbon. Dashuria ose është, ose nuk është. Nuk është nga 1-10, nga 1-100. Ose është, ose nuk është. Kështu që është,” u shpreh Selin Bollati.



