spot_img
spot_img

Famullitari nga Shkodra: Politikanët në Shqipëri, shtresa më injorante dhe më e ulët

spot_img

Famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj sulmoi ashpër politikanët shqiptarë, duke i konsideruar si shtresën më injorante dhe më të ulët të popullit shqiptar.

Përpara besimtarëve, ai nuk i kurseu ironitë për deputetët dhe zyrtarët që kanë përfunduar në burg.

Famullitari Palaj foli edhe për kohët e vështira gjatë regjimit komunist ndërsa u shpreh me keqardhje se ende në ditët e sotme ka persona që e duan atë sistem duke e cilësuar si një tundim të djallit që një pjesë të popullit shqiptar i ka shpërlarë trurin.

Këto predikime Palaj i bëri në këtë kohë të kreshmeve që për të krishterët paralajmëron ardhjen e Pashkës dhe që shërben ndër të tjera edhe si moment reflektimi e pendese.

Lajmet e fundit