13.2 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fero: Jam shumë i dashuruar, nuk e mendoja se do të më ndodhte sërish…

    Fero ka qene i ftuar special në “The Elite Way” në ATV për të rrëfyer mbi të gjitha ndryshimet në jetën e tij si tërheqja nga muzika, divorci, raporti me vajzën, me të famshmit dhe qasja e tij e tanishme ndaj muzikës. Në një pikë të intervistës, Elita Rudi e pyeti nëse është i dashuruar. Fero i tha se “do t’i japë një ekskluzive” duke i zbuluar se sytë nuk i gënjejnë aspak pasi është në një lidhje të re. Jo vetëm kaq, por i sfidoi të gjithë duke thënë se askush s’është më romantik se ai.

    Fero: Po, është e vërtetë që jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Tani iu bëj “diss” në romantizëm.

    -Më trego një gjest romantik që ke bërë për të dashurën.

    Fero: Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja ime të jetë konfidenciale, private dhe jemi në fillim të lidhjes. Jam shumë i lumtur.

    Fero shtoi se ka qenë gjithnjë romantik, por s’ka gjetur hapësirën për ta shprehur si duhet. Në fund ai përmbylli duke thënë “Kam shumë plane të mira për të ardhmen e lidhjes sonë”, duke na lënë sërish në pritje për të mësuar më shumë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit