12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fifi: Do hyja sërish në “Big Brother VIP”, më bëri të gjeja dashurinë

    Këngëtarja e njohur, Fifi, ka deklaruar se do të rifutej sërish në “Big Brother VIP”, nëse do të kishte mundësi. Ajo i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim që shumë prej tyre lidheshin me eksperiencën në shtëpinë e madhe.

    “A do të riktheheshe në BBV nëse do të fillonte sërish?”, e pyeti një ndjekës.

    Ndërsa Fifi u përgjigj: “Nëse do të ishte e mundur me u rikthye në kohë absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë.

    Normalisht ndryshe por do e bëja.. sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”.

    Këngëtarja, gjithashtu zbuloi se menjëherë pas daljes nga “Big Brother VIP” filloi lidhjen me Adis Patushin, i njohur si ish-bashkëshorti i Adrola Dushit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit