spot_img
spot_img

Figuronin në listën “MEMEX”, reagon Policia: Spiropali, Kodheli dhe Peleshi s’kanë lidhje me ngjarje kriminale

spot_img

Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, figuronin dhe emrat e dy ministrave, Elisa Spiropali, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Report Tv iu drejtua me një kërkesë zyrtare Policisë së Shtetit për të mësuar nëse këta zyrtarë janë të dyshuar sit ë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale. Përmes Koordinatorit për Informim Gentian Mullaj, Policia e Shtetit tha asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar.

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista”, ka thënë Policia.

Por si e justifikon policia e Shtetit prezencën e këtyre emrave në këto lista të publikuara nga hakerët?

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”, u tha në reagim.

Lajmet e fundit