16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”, Belinda Balluku: Projekti më i madh ekonomik i vendit! Durrësi do të bëhet me 2 porte

    Zv.kryeminisrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Durrësi tashmë do të bëhet me dy porte ndërsa foli pak para nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”. Balluku shtoi se ky është projekti më i madh ekonomik në Republikën e Shqipërisë.

    Në fjalën e saj ajo theksoi se njëri do të jetë porti turistik dhe tjetri do të jetë tregtar. Balluku nënvizoi se ky port do të shtrihet në hapësirën 450 hektarë ndërsa shtoi se do të ketë lidhje me portin e thatë të Prishtinës e të Strugës.

    “Shteti ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura dhe në fitim. Porti i Durrësit do të kthehet në një zonë rekreative dhe qytetarët do të kenë akses në vijën bregdetare që deri më sot ka qenë në funksion të mallrave. Do bëjmë një reformë shumë të thellë përsa i përket këtij autoriteti.  Durrsi tashmë do të bëhet me dy porte, porti turistik i marinës e jahteve dhe nga ana tjetër porti tregtar i “Porto Romanos”.

    Kemi pasur mbi 40 aplikime nga kompani ndërkombëtare që do të marrin pjesë në tryezën e 1 shkurtit. Duket se ka një interes të lartë për këtë port. Ky do të jetë një port i lidhur me portin në Prishtinë e në Strugë. Kemi nënshkruar marrëveshjes. Do të jetë një port që do të shtrihet në 450 hektarë krahasuar më atë aktual. Është një port që do të jetë i aksesueshëm. Porti do të jetë me thellësi 16 metra”- tha ajo.

    Alabbar për projektin “Durrës Yacht & Marina”: Aplikojmë teknologji më të përparuar se në Dubai

    Investitori Mohamed El Alabbar, i cili do të ndërtojë Portin e Durrësit, tha sot pas firmosjes së marrëveshjes së zhvillimit se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, me teknologji shumë avangardë.

    Ai tha se investimi do të jetë në përputhje me qytetet inteligjente, një risi në materialet e ndërtimit dhe shfrytëzimit të energjisë së gjelbër.

    “Më besoni se disa nga gjërat që po bëjmë këtu janë më të përparuara dhe se në Dubai dhe është e jashtëzakonshme ta shohësh.

    Ideja e hapjes së vendeve të reja të punës, do të ketë më shumë njerëz që punojnë, më shumë punësim, por është cilësia e mëndjes që duam të investojmë.

    Një nga këto çështje është që njerëzit flasin për qytete inteligjente por askush nuk e ka bërë.

    Janë bërë shumë projekte, janë provuar shumë gjëra, por asnjë teknologji kaq e përmisuar nuk është vënë në zbatim.

    Në Durrës, në Shqipëri, do të jetë nga më të përparuarat. Kemi punuar 1 vit me ekipin tonë dhe kemi hartuar një listë të zgjidhjeve inteligjente të qyteteve në botë dhe do ta ndajmë këtë gjë.

    Por kjo do të mbulojë kursimin e energjisë, materialet ndërtimore, do të flasim për energji diellore, e gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Alabbar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit