Një finale e shumëpritur dhe e mbushur me emocione të forta ka kurorëzuar Selin si fituesen e “Big Brother VIP Albania 5”, pas një qëndrimi prej rreth 120 ditësh brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Ajo arriti të triumfojë në një garë të ngarkuar me sfida psikologjike dhe dinamika të vazhdueshme, duke siguruar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, vëmendja është kthyer te mënyra se si do të menaxhohet kjo shumë dhe çfarë mbetet realisht në dispozicion të fitueses. Sipas ligjit në Shqipëri, fitimet nga spektaklet televizive tatohen në burim me 15 %, që do të thotë se nga shuma totale, rreth 15 mijë euro kalojnë në shtet. Në këtë mënyrë, Selin përfiton rreth 85 mijë euro neto.
Vetë fituesja ka bërë të ditur se nuk synon ta përdorë çmimin vetëm për veten. Një pjesë e konsiderueshme e tij pritet të shkojë për projekte bamirësie, ndërsa pjesa tjetër do të fokusohet në një qëllim personal të rëndësishëm për të: forcimin dhe ribashkimin e familjes.
Pavarësisht shumës së fituar në finale, eksperienca e Selin në “Big Brother VIP” mund të mos përfundojë me kaq. Ekspertë të fushës së medias dhe marketingut vlerësojnë se vemendja e saj dhe më pas fitorja mund t’i hapë dyert për bashkëpunime të shumta reklamuese dhe kontrata komerciale, të cilat potencialisht mund të gjenerojnë të ardhura edhe më të mëdha se çmimi i fituar.
Në sfond të këtij suksesi, është rikthyer edhe diskutimi për vlerën e çmimit të madh, i cili ka mbetur i pandryshuar prej vitesh në këtë format. Krahasimet me reality show të tjerë si Big Brother Kosova apo Ferma Vip duke nxitur debate mbi faktin nëse shpërblimi aktual reflekton mjaftueshëm intensitetin dhe popullaritetin e programit.



