Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar videon kur ka goditur me shishe uji Taulant Ballën në Kuvend, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.
Noka shprehet se:
“Kur shikohet kjo video nga jashtë, nuk kuptohet dhe thuhet, ‘Ore, po ky ç’pati?’ Por aty na është ndaluar fjala dhe ne jemi opozitë.
Atë ditë kishim vendosur të flisnim për Erion Veliajn dhe Balla dhe të tjerët vetëm ndërhynin dhe na ndërprisnin fjalën.
Nëse Garda nuk do të më kishte ndaluar, do t’i isha afruar dhe do ta kisha larë në ujë nga koka te këmbët dhe do t’i thoja: ‘Je i palarë, erdha të të laj, herën tjetër, hajde i larë. Një formë për t’i thënë pastrohu dhe pastaj hajde flit këtu lart,” – u shpreh Noka.



