Flamur Noka, nga foltorja e Parlamentit, i quajti ministrat dhe deputetët socialistë “bandë hajdutësh” të frikësuar nga drejtësia.
Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për luks të shfrenuar dhe shpenzime marramendëse nga familja e tij, duke përmendur 860 mijë euro blerje online.
“Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Ccdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë ccdo perceptimi të lali vjedhësit.
Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kupton?
Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës? Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili.
Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë nuk i qanin fëmijët?
Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara”, tha ai.
Noka kritikoi edhe kryeministrin Rama për vizitat në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Veliajt, duke e quajtur një turp për shtetin ligjor.
“Ju ka zënë makthi, por harrojeni se keni shpëtim”, tha Noka, duke shtuar se secili në mazhorancë ka një “Nesti Angoni” pas vetes dhe se mbrojnë krimin e korrupsionin.
“Makthi ju detyron, ju ka zënë makthi. Harrojeni se keni shpëtim, Banda e hajdutëve këtu mbrapa kanë Nesti Angonin e tyre gjithsecili, ky ka Nesti Angon, ajo ka, kjo ka Karlon Nesti Angon.
Edhe juve ju ka përlyer diku si duket, sepse ju fanepset në ëndërr një Nesti Angon dhe dilni këtu dhe mbroni krimin e korrupsionin.
I qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë? Po Jamarbër Malltezi që kishte vajzën sëmurë sepse zhvilloi pronën e tij? Hajdutë! Asgjë më shumë se hajdutë nuk jeni! A ekziston termi turp te kjo bandë këtu?!”, u shpreh Noka.