14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Flija herët se isha pa ngrënë”: Donaldi rrëfen vështirësitë e kaluara në jetë!

    Pas përplasjes me Einxhel, Donaldi “i hapi zemrën” Arjolës duke i treguar sakrificat që i është dashur të bëjë për të ndjekur karrierën që donte.

    Ai tregoi vështirësitë me paratë e tha se e kishin nxjerrë edhe nga shtëpia pasi nuk kishte pasur mundësi të paguante qiranë.

    “Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër.

    Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia.

    Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty.

    Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, u shpreh aktori i humorit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit