28.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu (sërish) bashkë?

    Flori Mumajesi dhe moderatorja Liberta Spahiu duket se janë (sërish) bashkë. Siç mund ta shihni nëpër fotot goxha romantike të postuara në rrjetet e tyre sociale, ata kanë kaluar bashkë festat e fundvitit.

    I pari ishte Flori ai që postoi një foto me mbishkrimin, “Pak tinza amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe.”

    Nga ana tjetër, Liberta postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri. “Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara,” shkruan moderatorja.

    Lidhja e Florit dhe Libertës u perfol për herë të parë në vitin 2017. Asokohe, kantautori u shpërngul në Prishtinë dhe u tha se po bashkëjetonin. “Lajmet vijnë e ikin, por njerëzit mbesin,” reagoi në 2017-n Spahiu kur u pyet në një intervistë për “Mirage”. Ata nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen apo ndarjen e aluduar më vonë.

    Mesa duket, tani janë sërish bashkë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit