15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Floriana Garo: Bashën e takova bashkë me burrin, por ai nuk ishte mirënjohës ndaj meje. M’u desh ca kohë ta njihja

    Floriana Garo, e cila e nisi si zëdhënëse e Lulzim Bashës karrierën e saj politike, thotë se ai nuk e vlerësonte atë dhe nuk ishte mirënjohës ndaj saj dhe atyre që punonin me të.

    “Problemi nuk ishte partia, problemi ishte kryetari. Unë në PD u futa me dëshirën time kur erdha nga Zvicra.

    Këtu isha në një udhëkryq, të zgjidhja televizionin apo të futesha në një fushë me më shumë impakt në jetën e qytetarëve, pra të kisha më shumë rëndësi në atë që bëja.

    Pas dëshirës time për t’u bërë pjesë e PD-së, kam takuar Lulzim Bashën bashkë me burrin tim dhe i thashë që jam e gatshme për të kontribuar.

    Unë kisha një lidhje me Sali Berishën, një njohje që nuk vjen nga politika, pra takoheshim herë pas here, sepse Berisha preferon të takojë njerëz të fushave të ndryshme.

    Duke pasur këtë lidhje, unë e pyeta dhe i mora mendim, i tregova se kam takuar Sali Berishën dhe ai e mbështeti këtë ide.

    Unë kam punuar shumë pak me Lulzim Bashën, por e kam kuptuar se sa i paaftë ishte. Më ka bërë shumë përshtypje se si nuk ishte i hapur me stafin e tij.

    Diçka tjetër ishte fakti që ai nuk ishte mirënjohës për punën që stafi bënte. Nuk flisnim me stafin. Nuk kishte punë skuadre”,  tha Floriana Garo në një interviste në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit