Ndjekësit e Florjan Binajt e ndjenë mungesën e aktorit në programin e humorit, “Portokalli” këtë radhë, dhe ai vetë, tregoi më pas se nuk do të jetë pjesë e spektaklit për disa kohë.
Sipas fansave, arsyeja e kësaj mungese është pjesëmarrja e tij në protestat kundër rritjes së cmimeve në Shqipëri, ku Flori ka qenë mjaft aktiv.
Ai vetë sidoqoftë i hodhi poshtë si të pavërteta këto pretendime e nëpërmjet një postimi në rjretet sociale ai ka zbuluar arsyen e vërtetë ku mesa duket shumë shpejt do të sjellë për fansat e tij një projekt të ri.
“Kam marr shumë mesazhe për mungesën time në Portokalli javën që shkoi… Do të mungoj edhe këtë të djelë nuk e di se sa…
E para nuk ka lidhje me protestën e dyta, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do ju flas në ditët në vazhdim”– ka thënë aktori.