17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Florjan Binaj zbulon arsyen e veçantë pse e quajti të bijën Vjosa!

    Aktori i njohur, Florjan Binaj, pak javë më parë u bë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij u bekuan me një vajzë, të cilës ia vendosën emrin Vjosa.

    Florjan Binaj ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tregoi dhe arsyen e veçantë që fshihet pas këtij emri.

    Ai tha se e morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku në lumin Vjosa.

    “Vjosa është mirë. Jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve. Emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë.

    Nuk mund ta kishte ndryshe emrin. Vjosa u shpall ‘Park Natyror’ dhe jam i pakënaqur sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron. S’do reshtim luftën për ta shpallur park kombëtar”, u shpreh Flori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit