spot_img
spot_img

FOTO LAJM: Dashuria nuk njeh parti

spot_img

Belind Këlliçi është zyrtarisht kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Ai do të përballet me Erion Veliajn në zgjedhjet e 14 majit.

Por kandidimi i tij është bërë “pis” që në fillim.

Kjo, për shkak se Këlliçi është i fejuar me vajzën e Artan Shkrelit, një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës.

Kjo gjë iu kujtua disa ditë më parë, ndërsa ai dilte protestonte për prishjen e disa pallateve në Tiranë, ndërkohë që firmën për këtë e kishte hedhur pikërisht vjehrri i tij.

Gjatë fushatës, me siguri atij do t’i përmendet shpesh kjo gjë.

Megjithatë duket se Këlliçi nuk është kompleksuar dhe ka postuar një foto me vajzën e Shkrelit, Anën, me të cilën është i lidhur prej disa vitesh.

Lajmet e fundit