spot_img
spot_img

FOTOT: Çfarë t’iu ketë thënë vallë – Rama shkrin gazit liderët kryesorë të BE-së

spot_img

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Granada të Spanjës, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me disa prej liderëve të Bashkimit Europian.

Nga pamjet e shpërndara nga Kryeministria, Rama shihet teksa diskuton me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, Mark Rutte, kryeministër i Hollandës dhe presidentin e Francës Emanuel Macron.

Më herët, Rama u përshëndet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu merr pjesë në këtë samit.

Siç raportohet, një prej pikave kryesore të diskutimeve mes krerëve të vendeve pjesëmarrëse janë masat për krizën e emigrantëve ilegalë që po kërcënon sërish Europën.

Lajmet e fundit