4.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    FOTOT: Kur nxehet Lulzim Basha

    Në një takim me të rinjtë në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin Luan Hoti për kryetar bashkie, kreu i PD, Lulzim Basha foli për misionin e tij.

    Kryedemokrati tha se t’i hapë rrugën rinisë është ajo që frymëzon çdo ditë, me qëllim që të marrin në dorë fatet e vendit. Basha u zotua për të zhbërë modelin e vjetër 30-vjeçar, siç tha ai që kryesohet nga Edi Rama.

    Simbolikisht Basha hodhi karrigen e pushtetit, për të dhënë mesazhin e largimit të modelit të vjetër, që sipas tij nuk e lëshojnë karrigen.

    “Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia.

    Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj, është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e të djeg gjithçka. Ka frikë më shumë se të gjithë e mbi të gjitha rininë.

    A e dini pse? E di çfarë i bën rinia në çdo vend, edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos t’i lëshojnë karriget? Iu bën këtë. Dhe këtë do t’iu bëj atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakun të Durrësit dhe e kanë katandisur Durrësin, perlën e Adriatikut.

    Simbolin e krenarisë tonë, si shqiptarë dhe pasardhës të Ilirëve, në një qytet të pajtueshëm për rininë e për durrsakët. Pse, sepse kanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit. Këto nuk janë akuza. Dhe ky është ndryshimi me modelin tonë”– u shpreh kryedemokrati.

    “Unë jam i vendosur dhe e konsideroj misionin e jetës time politike, që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Ta marrë në dorë fatet ekomonike shoqërore e politike”- tha Basha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit