7.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Franca na kthen ‘borxhin’, i vendosin Finlandës himnin e Shqipërisë para ndeshjes

    Franca duket se ka një problem të madh me njohjen e himneve të shteteve të tjera.

    Mbeti në mendjen e të gjithëve ngatërresa që u bë para ndeshjes Francë-Shqipëri në kuadër të kualifikimeve të Kampinonatit Europian 2020, ku himni i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, ku në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë. Historia është përsëritur dhe këtë herë i është kthyer edhe ‘borxhi’  Shqipërisë.

    Në ndeshjen e futbollit të femrave mes Francës dhe Finlandës në ‘Turneun e Francës’, teksa finlandezet po prisnin himnin e tyre është luajtur i plotë himni i Shqipërisë.

    Lojtaret e kuptuan gabimin dhe nisën të qeshnin me njëra-tjetrën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit