spot_img
spot_img

Ftesa e Ramës – E kush është ai gjerman që vjen t’i shkurtohet jeta në Shqipëri?

spot_img

Nga Kreshnik Spahiu

Rama ftoi pleqtë gjermanë tu shkurtohet jeta në Shqipëri.

– të shkojnë në spitalet tona gjallë dhe dalin vdekur,

– të blejnë vilë dhe tu ndërtohet një gradaçel në oborr

– të nisen me i hyp trenit të mallrave në Kashar,

– të ngasin makinën dhe përplasen me të çmendurit

– të dalin në ballkon dhe digjen plehrat e lagjes,

– të hyn në dush dhe ngelen me shkum se s’ka ujë,

– të ngelin brenda në ashensor se s’paguajnë komshinjtë

– të shkojnë të pinë kafe dhe të hanë plumba rikoshet,

– të shkojnë me ble speca dhe t’ja rrisin çmimin 10 fish sapo ti shohin se janë të huaj,

– të hapin dritaren dhe t’ju futet një pëllëmb pluhur,

– të blejnë tokë dhe ti dalin 10 pronarë që zihen,

– të blejnë apartament por pa letra dhe pa hipotek,

– të hapin televizorin dhe t’ju dal Edi Rama,

– të hapin frigoriferin dhe t’ju dal Sali Berisha,

– të hapin lavatriçen dhe t’ju dalë Ilir Metaj,

E kush është ai gjerman që vjen ti shkurtohet jeta?

Lajmet e fundit