11.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Shkurt, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Galeria më e mirë në botë sapo shiti pikturën identifikuese të shqiptarëve të Egjyptit… Po ne patriotët, ku ishim?!”

    Nga Auron Tare

    Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon tu bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.

    Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë. Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm.

    Nejse kot e kisha këtë hyrje sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjyptit. Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjypti.

    Kjo galeri kishtë nxjerë në shitje edhe një skice / bocet të pikturës se famshme të Zheromit “Prijësi i Arnautëve” po nga motivet e shqiptarëve të Egjyptit. Nejse kot edhe une qe pyes.

    Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës per të pyetur? Jo per gje por keto Ambasadat tona jashte kane edhe Atashe Kulturor 🤣🤣🤣🤣. Largqofte ndonje nga keta zengjinet e rinj qe fitojne miliona euro te parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe tja dhuronin publikut shqiptar.

    Kot edhe unë, cfarë lidhje kanë patriotët tane me këto gjera? Mjafton kënga e Adem Jasharit ne Stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit