spot_img
spot_img

Gaz Demi sheh nga afër stërvitjen e parë të Partizanit me drita, në kompleksin e ri

spot_img

Presidenti i skuadrës së Partizanit, Gaz Demi, ka ndjekur ditën e sotme nga afër përgatitjet e ekipit në prag të përballjes me Bylisin.

Demi është takuar me trajnerin Kolela dhe ka biseduar me futbollistët e kuq, të cilët janë gati për ta nisur me fitore ndeshjen e tyre të parë në stadiumin e ti të “demave të kuq”.

Sot lojtarët e Partizanit kryen dhe stërvitjen e tyre të parë nën dritat e prozhektorëve.

Presidenti i të kuqve ka inspektuar nga afër edhe ambientet e reja të shtëpisë së Partizanit, i cili siç shihet dhe nga fotot ka marrën formën e plotë dhe është gati për të pritur ndeshje zyrtare.

Sfida e parë do jetë të hënën në orën 16:00 kundër Bylisit.

Stadiumi i ri i Partizanit është një ndër më modernët në Tiranë, me një kapacitet afërsisht tek 5- mijë vende, si dhe i plotëson të gjitha standartet e kërkura nga UEFA.

Lajmet e fundit