25.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari investigativ në Shqipëri dhe thashethemi investigativ

    Nga Edmond Arizaj

    Kam dy javë që lexoj për zhdukjen e Ervis Martinajt. Kam arritur në disa përfundime:

    Nëse ky personazh do kishte dashur të zhdukej duke krijuar mjegull publike, më mirë se gazetarët investigativë nuk do e ndihmonte askush.

    Gazetarët investigativë më nxjerrin mallin e 1997 kur krijoheshin legjenda me dy-tre fjalë të dëgjuara aty-këtu, apo me të dhëna të ditura e zyrtare, por të ardhura me zbukurime të reja.

    Për dy javë, me kaq shume sa kam lexuar, di akoma më pak se në fillim për këtë personazh kur dija vetëm se “merret me kompani bastesh dhe është i përfshirë në një ngjarje kriminale”.

    Nuk di kush e ka mbështetur, si u përfshi në aktivitet kriminal, si nisi ngritja e tij, cila ishte kompania e tij e basteve, ku ishte qendra, si funksiononte grupi, a është arrestuar ndonjëherë, cilët janë grupet rivale, kush përfiton nga zhdukja e tij, nëse është e vërtetë perandoria miliona eurosh kujt i mbetet trashëgim, pas mbylljes së lojërave të fatit si funksiononte etj, etj, punë investigative dmth. Një shkrim shterues. Nëse këto kanë dalë, kërkoj ndjesë. Nëse i dinë, por janë të rrezikshme për t’u thënë…

    Nuk ka gazetari investigative në fushën e krimit me “unë mendoj”, “më duket”, “ndoshta”, “disa e panë, po mund edhe të mos e kenë parë”, “na tha ai, që i kishte thënë ajo, që e dëgjoi kur blinte peshk”… këto vlejnë vetëm në fushën e politikës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit