spot_img
spot_img

Gazetari zë ngushtë Monika Kryemadhin: Tirana është më e pastër sot

spot_img

Në emisionin “Opinion”” është diskutuar për vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Gjatë debatit, analisti Lorenc Vangjeli ka zënë ngushtë Monika Kryemadhin. Vangjeli vuri në dukje se Tirana sot është shumë herë më e pastër, gjë që u mbështet dhe nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu. Ai tha se bashkia është përfituese e shërbimit, pra vetëm paguan pjesën për sasinë e plehrave që dërgon në Sharrë dhe s’ka lidhje me inceneratorët.

Debati:

Vangjeli: Sharra nuk është aq keq sa dje. Nuk ka një ushtri fatkeqësh që gërmojnë. E dyta, bashkia, e cila është në shënjestër të këtij sulmi, është përfituese e këtij shërbimi. Shkon deri te peshorja, paguan për peshën, i jepet fatura dhe këtu mbaron pjesa e bashkisë. Pronarët e kompanisë janë të pafajshëm përpara ligjit. Tjetër gjë është kompania, tjetër gjë janë pronarët.

Ka 2 momente nëse bllokohet kontrata. A do pastrohet Tirana? A do lëvizin kamionët? A do ketë më njerëz që do punojnë atje? Supozojmë që këtë emision është duke e parë dhe Veliaj dhe bindet me këto që thotë zonja Kryemadhi, si do ta formulonte shkresën, pashë emisionin dhe dua të ndërpres kontratën? Nuk mundet kryetari i bashkisë ta ndërpresë kontratën, sepse në fund mbetet ai fajtori i ndërprerjes së kontratës.

Kryemadhi: A është më e pastër Tirana?

Vangjeli: Po patjetër.

Fevziu: Shumë më e pastër!

Lajmet e fundit