17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetaria e vërtetë dhe e rrezikshme e Muhamed Veliut

    Ekipi i Top Channel me gazetar Muhamed Veliun dhe operator Besfort Kryeziun vijon të jetë në lindje të Ukrainës në rajonin e Donetsk.

    Raporti i tyre i radhës për edicionin e lajmeve ishte nga zona e Zolote.

    Nga Zolote tre, gazetari Muhamed Veliu tha se paçka kjo zonë është e çliruar prej okupimit rus, pasojat e luftës zhvilluar 8 vite më parë janë të jashtëzakonshme.

    Nga 300 shtëpi të Zolote 3 vetëm 10 janë të banueshme. Shtëpitë e shkatërruara nga lufta janë dëshmi tronditëse e asaj çfarë kanë përjetuar banorët të cilët janë detyruar të largohen.

    “Ndërkohë rreth 1 kilometër nga Zolote 3 në Zalote 5 vijon e pushtuar nga rusët. Një tjetër front lufte aktiv”, raportoi Muhamed Veliu.

    Për këtë edicion lajmesh po ashtu Muhamed Veliu raportoi se:  Ndryshe nga vendet e tjera nga ku kemi raportuar këtu shihet një prezencë e shtuar e forcave ushtarake ukrainase. I shikon në rrugë madje i kemi parë edhe mbi kamionat ushtarak duke lëvizur.

    Më herët ekipi Top Channel ishte në Druzhkivka  një qytet në rajonin e Donetsk ku gjatë ish bashkimit sovietik u zhvillua shumë industria e hekurit dhe prodhimit të makinerive  të rënda.

    Gjatë qershor-korrik 2014 ky qytet u pushtua nga Rusia, por falë rezistencës së trupave ukrainase u çlirua dhe forcat ruse të cilat u zmbrapsën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit