spot_img
spot_img

“Gjaku nuk bëhet ujë, se u masakruan socialistët” – Erion Braçe “shpërthen” ndaj drejtuesve të PS, për “harresën” e 26 majit

spot_img

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër, në 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 Majit 1996.

Ai ka sulmuar drejtuesit aktualë të Partisë Socialiste për “harresën” ndaj një prej ngjarjeve sipas tij, më të dhunshme të pluralizmit shqiptar.

Braçe kujton dhunën dhe ate qe ai e quan masakrën elektorale të asaj kohe, ndërsa thekson se “socialistët nuk harrojnë”, duke nënvizuar se historia e PS-së “nuk nis me ata që e drejtojnë sot”.

“UDHEHEQESIT SOCIALISTE HARROJNE, SOCIALISTET JO! Per te gjithe ata qe ne 26 Maj nuk kishin lindur, padija eshte e mirekuptuar.

Por secili duhet te kuptoje se qendresa e burrave e grave te 26 Majit, ndryshoi rrjedhen e historise ne kete vend, pershpejtoi rrezimin e nje regjimi KRIMINAL qe po vidhte dhe vriste.

Per te gjithe ata qe ne 26 Maj ishin te mitur, pane prinderit e tyre te masakroheshin pasi ju kishin marre gjithcka, perfshi punen dhe sot drejtojne, harresa eshte e pafalshme.

Por secili prej tyre duhet te kuptoje qe historia e Partise Socialiste nuk nis me ta. Per gjithe te tjeret qe e dine c’eshte 26 Maji, e kane jetuar, kane mesuar per te por nuk e kane provuar, harresa nuk eshte politike.

Secili prej tyre duhet te kuptoj se eshte gjaku i socialisteve, popullit te majte te masakruar ne 26 Maj ne mes; gjaku nuk eshte uje, nuk behet uje, nuk shuhet me uje, nuk falet”, thekson Braçe.

Lajmet e fundit