Biznesmeni Gjergj Luca ka replikuar me Pano Sokon, pas një reagimi të këtij të fundit për videon e Luës me Samir Manen.
“Repikë e detyruar me politikanin dhe ekonomistin e ri por të plakur Pano Soko, gojështhururi që shpif pa dina e pa iman në kurriz të punës sonë.
Të sfidoj Pano, eja debatojmë publikisht për punët e mia para studentëve në universitet, para gazetarëve në media, para prokurorëve në Spak”, thotë Luca në videon e tij.
Duke ia marrë një për një të gjitha akuzat që Pano lëshoi në drejtim të tyre, Luca iu përgjigj duke i thënë se si ai po ashtu dhe Mane e biznesmenët e tjerë, kontribuojnë për shtetin shqiptar, duke filluar nga pagimi i taksave përmes të cilave i sigurohet dhe rroga pedagogut Pano, e deri te zhvillimi dhe punësimi i mijëra qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë.
“Tani Pano unë dua të të bëj një ndihmë sepse më je dukur djalë i ri, simpatik që do të futesh edhe në politikë edhe dua të të jap një përgjigje për të gjitha akuzat publike që iu më keni bërë. E para: “Ju nuk paguani taksa mor shok”, Stop! Ne nuk paguajmë taksa Pano? Ne jo që paguajmë taksa, por me taksat time, me taksat tona është bërë Shqipëria Pano. E mban mend si ka qenë Shqipëria apo ke qenë djalë i vogël. Copë, copë! Dhe ne me idetë tona, me punën tonë, me përkushtimin tonë e kemi bërë këtë vend. Edhe rrogën tënde Pano”, thotë Luca, teksa më tej është hedhur në një tjetër “kritikë” e pedagogut, i cili iu drejtua dukë i thënë që të heqë punëtorët.
“Hey, Pano ku do na çosh? Në Komunizëm? Kemi zgjedhur të jemi në kapitalizëm. Ku t’i çojmë punëtorët, t’i sjellim te shpija jote? Ja po i heq unë nja 2 mijë vetë, dhe ai Samiri që nuk e doni fare t’i heqë të vetët. E po i sjellim te ty, paguaji ti me fjalë, paguaji ti me ajër. Pano, çfarë bën kështu? Do të mërziten njerëzit me ty të lutem, je duke konkurruar, erdhën zgjedhjet”, u përgjigj Luca, ndërsa sa i përket “lëpirjes së kryeministrit” që sipas ekspertit të ekonomisë ia bëjnë “oligarkët” e vendit tonë, Luca u përgjigj duke thënë se me kreun e qeverisë, i cili është dhe një ndër vizionarët më të mëdhenj për vendin tij, kanë një bashkëpunim të fortë me qëllim për të arritur objektivat e vendosura për Shqipërinë.
“Mall që i lëpihemi kryeministrit! Kush i lëpihet kryeministrit Pano, ne? Kryeministri na motivon ne për të punuar. Është e kundërta, nuk i lëpihemi ne kryeministrit, kryeministri na vjen dhe na pyet keni ndonjë ide, aman na hapni ndonjë vend pune, aman na bëni ndonjë investim, aman luftoni bashkë me mua që të bëhet ky vend Ai kryeministër që është i pari dhe i vetmi në histori, se kjo do më quhet tani mua llapore, që do hyjë në histori që do e çojë Shqipërinë tonë atje ku duam ne. Kupton Pano?
Dhe unë kam vendosur t’i bashkangjitem ëndrrës së tij, jo të krijoj parti, partiçka, e jo unë, por të gjithë impreditorët shqiptarë janë në ndihmë të atij burri sepse e shohin që është idealist dhe nuk flet përralla, si… Nuk dua të them si puna jote Pano se je i ri. E treta: “E nuk latë evazion e kontrabandë pa bërë, e tendera, kocnesione, leja ndërtimi, e PPP-ra, leje ndërtimi, prona publike pa marrë e para droge pa futur në biznes”, tha Luca ndër të tjera, duke mbyllur më tej fjalën e tij me një sfidë për pedagogun.
“Të sfidoj Pano, nëse je pedagog para studentëve të tu, të vi të dy të dalim para auditorit dhe ti të flasësh për programin tënde e unë të flas për programin tim. E unë do t’i pyes nxënësit e tu, sa nga ata kanë bërë diçka për Shqipërinë tonë e sa mijëra studentë të mi kanë bërë shumë për Shqipërinë tonë”, tha Luca.