Në një kohë kur qytetarët pritet të protestojnë në ditën e tyre të 31-të kundër investimeve amerikane në vend, biznesmeni i njohur shqiptar Gjergj Luca ka dalë sërish me një thirrje për qytetarët që protestojnë.
“O njerëz mendohuni se çfarë po bëni. Mendohuni për veten, mendoni për fëmijët, mendoni për këtë komb” shprehet Gjergj Luca në reagimin e tij.
Ndërsa sjell në vëmendje kontributin që kanë dhënë figurat e shquara si Gjergj Fishtan, vëllezërti Frashëri e Asdreni, Luca kërkon që të mos e humbasim shansin për të zhvilluar vendin tonë, e të lehtësojmë integrimin europian.
“Tani jemi në të njëjtin moment ku ka qenë këta burra, që kanë dashur ta fusin Shqipërinë shumë herë më përpara se ne në Europë, por i kanë ndaluar njerëz si ju, i kanë zënë rrugën dhe nuk i kanë lejuar ata njerëz idealistë që ta çojnë kombin tonë në Europë” thotë biznesmeni ndërsa tregon me gisht rilindasit, imazhi i të cilave gjendet në “muzeun e besimeve” që shumë shpejt do të përurohet në kompleksin e ri Rozafa Apollonia në Fier.
Kujtojmë se në kohët e errëta të historisë, kur Shqipëria ende nuk ekzistonte si shtet, kur gjuha shqipe ndalohej, kur shqiptarët ishin të përçarë në fe, krahina e vilajete, disa burra të mëdhenj ndërtuan me penë atë që nuk ekzistonte akoma në hartë: ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Mes tyre qëndrojnë si dy maja të pashlyeshme Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta, dy figura që i dhanë kombit shpirt, gjuhë, krenari dhe ideal.
Reagimi i Gjergj Lucës:
Përshëndetje miq, po i japim formë këtij monumenti të shpirtit tim. Unë diçka kam me ju tani dhe nuk dua të ma keqkuptoni. A i njihni ata burra atje që janë në flamurin shqiptar.
A i njihni të gjithë ata njerëz, martirë që kanë sakrifikuar jetën e tyre burgjeve, që janë vrarë nga komunizmi. Që kanë qenë idealistë, që kanë shkrirë pasurinë e tyre, shpirtin e tyre, dijet e tyre për këtë vend. E unë këtë monument e kam të shpirtit tim.
Po ju bëj një pyetje: A i njihni ata njerëz? A e dini që ata njerëz janë larguar me dëshpërim sepse hordhitë e njerëzve të përpunuar për t’i bërë keq këtij vendi, maskarenjtë që nuk na duan. Kanë çuar peshë njerëz të paditur për t’i bërë dëm Shqipërisë sonë.
Tani jemi në të njëjtin moment ku ka qenë këta burra, që kanë dashur ta fusin Shqipërinë shumë herë më përpara se ne në Europë, por i kanë ndaluar njerëz si ju, i kanë zënë rrugën dhe nuk i kanë lejuar ata njerëz idealistë që ta çojnë kombin tonë në Europë.
O njerëz mendohuni se çfarë po bëni. Mendohuni për veten, mendoni për fëmijët, mendoni për këtë komb. Turp për ju!



