Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka ngritur shumë pikëpyetje.
Deri më tani, nuk kemi asnjë arsyetim zyrtar për këtë vendim.
Koçeku është mjaftuar duke thënë se nuk kishte liri mjaftueshëm në PS, ndaj dhe doli deputete e pavarur.
Por çfarë qendron vërtet pas këtij vendimi?
Dy janë aludimet e këtij vendimi.
E para, se pas largimit të saj qendron Gjermania, që edhe më parë ka goditur Edi Ramën.
Koçeku ka pas qenë financuar nga GIZ, një fondacion gjerman para se të bëhej deputete, dhe mendohet se ndikimi gjerman tek ajo është i fortë.
Kujtojmë që Gjermania qendron në prapaskenë pas lëvizjeve të forta politike në Shqipëri, që nga dosja për Ballukun, deri tek aksionet e fundit të SPAK.
Kjo, për të mbajtur gjallë protestën që ka nisur kundër Edi Ramës.
E dyta, largimi i Koçekut mund të jetë një lëvizje e vetë Edi Ramës.
Kjo, me qëllim që Koçeku të bashkohet me protestën dhe të kontrollohet nga vetë Rama.
Vetë Koçeku, menjëherë pas largimit nga PS, postoi foton e një flamingoje, duke lënë të nënkuptojë se është pro protestës.
Nëse ajo më vonë i bashkohet kësaj proteste dhe del në tribunë si drejtuese, mund të kuptohet më qartë. (Thuaje.al)



