8.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gjiko nën akuzë për përdhunim të të miturës,si po reagon bashkëshortja e tij Elita Rudi

    Një nga reperët më të famshëm nga Kosova Asdren Gjikolli i njohir si Gjiko po përballet me akuzën se ka përdhunuar një të mitur pak vite më parë.

    Reperi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, duke e mashtruar fillimisht të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe. Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se në vitin 2017, reperi ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën dhe i kishte dhënë substanca narkotike.

    Në letrën e akuzës thuhet se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, ai i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç. Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen vetëm 2 vite më pas.

    Të gjithë e dimë se aktualisht ai është i martuar me me moderatoren e njohur Elita Rudi, me të cilën ka dhe 2 fëmijë. Martesa e tyre dukej shumë e lumtur por pas ngjarjes së rëndë marrdhënia e tyre nuk është kaq në vijë

    Elita ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, lidhur me këtë çështje ajo ka zgjedhur të heshtë.

    ‘FrontLine’ ka raportuar se se pas disa konflikteve që ata kanë pasur rreth kësaj teme, Elita ka vendosur ta mbështesë bashkëshortin në procesin gjyqësor, ndonëse ky skandal ka tronditur thellë martesën e tyre.

    Mbetet për t’u parë se si do të vijojë procesi gjyqësor dhe çfarë reagimesh do të kenë protagonistët e kësaj ngjareje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit