Nga Bledi Mane
E kemi mallkuar në dhjetor të 1990 se kërkonte pluralizëm politik. E blasfemuam në janarin e vitit 1992 se nxirrte vajzat shqiptare ne rroba banjo në të parin konkurs bukurie.
E përjashtuam nga Partia Deomkratike se nuhati një tjetër diktator në horizont në prillin e po këtij viti.
E rrahëm në qendër të Tiranës pse protestoi për zgjedhjet e vjedhura të majit 1996. Pastaj e zbuam nga vendi se dha dorëheqjen si nënkryetar bashkie pas përmbytjes nga Liqeni.
Kur u kthye përsëri si drejtor parqesh dhe rekreacioni e sulmuam me sfurqe e lopata se hapte pista vrapimi dhe kënde lodrash për fëmijë.
Parvjet filloi të na hiqte zdrogën e kalbëzyer dhe korrupsionin nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndaj ia përgojuam familjen dhe farefisin.
Me spektaklet e bukurisë rrugore “Retro Albania” institucionalizoi historinë dhe hijeshinë e autobilizmit shqiptar ndaj e kërcënuam me kallëzime të reme prokurorie e spaku ndërsa tani i erdhi fundi.
Do i bëjmë gjyqin popullore e do e “pushkatojmë” në mes të Tiranës aty ku 26 vjet më parë policia sekrete tribaliste e Agim Shehut dhe Gazidedes e masakroi frikshëm. Kupa e trofeve të punëve të mira publike u mbush dhe nuk do e lejojmë të marrë frymë.
Na duhet ” i vdekur” se po e lamë të gjallë do përfundojë në Elbasan një kryevepër ku do kemi pas 3 vitesh muzeun e automobilizmit shqiptar dhe pistën e parë shqiptare të garave me makina.
Vriteni se do na marrë më qafë, Shqipëria nuk ka bukë të hajë, Blendi Gonxhja kërkon të sjellë këtu garat botërore të Formula One…
Gati armët?
Zjarrrrrrrrrr!
Shënim i rëndësishëm: Autori i këtij shkrimi nuk ka as patentë, as makinë. I vetmi automjet në shtëpinë time është një Philips Shaver Seria 3000.