Pranvera Smith, është një person që ka dalë në median e familjes Berisha, duke folur nga protesta, ku thotë se është gazetare. Ajo, e veshur me flamurin kombëtar flet për të drejtat e fëmijëve, duke akuzuar Edi Ramën.
Ndërkohë që është dënuar pikërisht për këtë gjë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar titujt e gazetave britanike që kanë folur për “gjyshen”, si dhe linqet ku janë publikuar lajmet.
Postimi i Ballës
Eeeeej po të paktën mos na bëni moral! Mos i fyeni shqiptarët e shumtë të diasporës aq sa t’i përfaqësoni edhe me “gazetaren” e madhe nga Anglia Pranvera Smith, e cila mbajti edhe fjalim në emër të tyre. Për transparencë me publikun, shqiptarët e Birminghamit më shkruajnë se zonja në fjalë është personi me nofkën “gjyshja” e dënuar me pesë vjet e katër muaj në gjykatën e Birminghamit për trafikim. Siç raportohet në dosjen e saj penale të publikuar në shumë media britanike, “gjyshja” pra Pranvera Smith e ka pranuar dënimin dhe po ashtu referohet se paratë aktivitetit i ka investuar në blerje pronash në Shqipëri.



