17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Goditja e madhe e Perëndimit, ndaj Rusisë

    Pamje të publikuara në mediat sociale tregojë radhë të gjata qytetarësh në disa banka të Rusisë në ngut për të tërhequr paratë e tyre.

    Paniku u krijua pas vendimit për përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi SWIFT.

    Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të shtunën se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.

    Sistemi SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiarë në të gjithë botën.

    Pasojat

    Vendet perëndimore kanë vendosur të përjashtojnë Rusinë nga SWIFT, sistemi global i pagesave, tha të shtunën mbrëma zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit.

    Sanksioni u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

    Duke u përjashtuar nga SWIFT, bankat ruse do të humbasin aksesin në sistemin financiar ndërkombëtar.

    SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication) është një burim jetësor financiar global që mundëson transferimin e qetë dhe të shpejtë të parave përtej kufijve.

    Ai funksionon si një sistem i mesazheve të çastit që njofton përdoruesin kur paratë janë dërguar dhe kur ato janë vendosur në llogari.

    U krijua në 1973 në Belgjikë dhe lidh 11,000 banka dhe institucione në më shumë se 200 vende. Më shumë se 40 milionë mesazhe me rreth 1000 miliardë dollarë në transaksione të kompanive dhe qeverisë kalojnë përmes tij çdo ditë.

    Pagesat ruse mendohet se përbëjnë më shumë se një për qind të mesazheve.

    Kush e kontrollon?

    SWIFT u krijua bashkërisht nga bankat amerikane dhe evropiane në mënyrë që asnjëra prej tyre të zhvillonte sistemin e vet dhe kështu të fitonte një monopol në transfertat ndërkufitare të parave.

    Sot, rrjeti është në pronësi të përbashkët nga më shumë se 2000 banka dhe institucione financiare.

    Ai mbikëqyret nga banka qendrore belge në partneritet me bankat qendrore kryesore nga e gjithë bota, duke përfshirë Fed të SHBA-së dhe Bankën Qendrore Britanike.

    SWIFT u siguron anëtarëve të saj tregti të sigurt ndërkombëtare dhe nuk duhet të mbajë anën në konflikte.

    Megjithatë, Iranit iu ndalua qasja në SWIFT në vitin 2012 si pjesë e sanksioneve për programin e tij bërthamor. Ndaj ku vend humbi pothuajse gjysmën e të ardhurave të saj nga eksporti i naftës dhe 30 për qind të tregtisë së jashtme.

    SWIFT tha se nuk ka ndikim në sanksionet dhe se çdo vendim për vendosjen e tyre mbetet në duart e qeverive.

    Si do të ndikojë përjashtimi në Rusi?

    Kompanitë ruse do të humbin aksesin në transaksionet e zakonshme dhe aktuale të ofruara nga SWIFT dhe do ta kenë të vështirë të paguajnë për energjinë e tyre të vlefshme dhe produktet bujqësore.

    Bankat ndoshta do të duhet të bëjnë biznes drejtpërdrejt me njëra-tjetrën, gjë që do të shkaktonte vonesa të transaksioneve dhe kosto shtesë dhe përfundimisht do të privonte qeverinë ruse nga të ardhurat.

    Rusia pothuajse mbeti pa akses në SWIFT pasi aneksoi Krimenë në vitin 2014. Moska atëherë tha se ky veprim do të ishte i barabartë me shpalljen e luftës.

    Aleatët perëndimorë nuk e zbatuan kërcënimin, por Rusia vendosi më pas të zhvillojë sistemin e saj të transferimit të parave ndërkufitare, i cili është ende në fillimet e tij.

    Për t’u përgatitur për një sanksion të tillë, qeveria ruse ka krijuar Mir, Sistemin Kombëtar të Pagesave me Kartë, por aktualisht përdoret nga shumë pak vende.

    Rrezik i madh

    Përjashtimi i Rusisë nga SWIFT do të dëmtonte kompanitë që eksportojnë dhe blejnë mallra nga Rusia, veçanërisht Gjermania.

    Ish-ministri rus i financave Alexei Kudrin vlerësoi se përjashtimi i Rusisë nga SWIFT mund të zvogëlojë GDP-në e saj me pesë për qind.

    Pyetja është nëse bllokimi i aksesit në SWIFT në afat të gjatë do të ndikonte në ekonominë ruse.

    Bankat ruse mund të ridrejtojnë pagesat përmes vendeve që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Moskës, si Kina, e cila ka sistemin e saj të pagesave.

    Kompanitë me pretendime ndaj Rusisë, nga ana tjetër, do të detyroheshin të gjenin kanale alternative të grumbullimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit