spot_img
spot_img

Grida Duma vazhdon në Top Channel

spot_img

Top Channel ka konfirmuar se moderatorja Grida Duma do të vijojë që të drejtojë emisionin Top Story. Lajmin e ka dhënë vetë televizoni ku në Instagram ka postuar promon e emisionit i cili nis nga e hëna e 7 shtatorit.

Edhe pse kohët e fundit u përfol për një ndarje bashkëpunimi, duket se Top Channel i ka besuar sërish Grida Dumës emisionin më të rëndësishëm të aktualitetit. Duma mori drejtimin e Top Storyt në marsin e vitit 2022, pak ditë pasi dha dorëheqjen si deputete e Partisë Demokratike.

Kujtojmë që këtë të enjte vetë Duma i dha fund zërave që do të marrë vendin si zv.kryeministre në qeverinë e Ramës.

“Flini të qetë”, ka qenë përgjigjja e Dumës për të gjithë ata që e kanë vendosur në skenarët e tyre politikë. Ajo e bën të qartë se nuk ka ndërmend t’i marrë vendin askujt dhe se nëse një ditë do të vendosë të rikthehet në politikë, vendimi do të jetë tërësisht i saji, dhe pikërisht nga “porta e saj”.

“Nëse një ditë unë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk i bie portës së askujt për të hyrë në politikë dhe as nuk i pres këto ftesa-thirrje, sepse thirrjen në politikë e kam pasur dhe do ta kem gjithmonë vetë. Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë sepse unë kam diçka për t’i kërkuar Shqipërisë, sepse kam diçka për të ofruar në ato çaste Shqipërisë”, thotë Duma ndër të tjera.

Lajmet e fundit