spot_img
spot_img

Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë (po shurrën ku e bën)

spot_img

Që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj është “ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në një protestë pa ndalim deri në rrëzimin e qeverisë. 

Lapaj sot ka vendosur të qethet po në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si një tjetër formë kjo për të treguar se për asnjë moment apo arsye nuk do të braktisë nismën e tij. 

Në bulevard Lapaj ka organizuar dhe vendqëndrimin me karrige e rrethuar me kartonë për t’u mbrojtur nga i ftohti. 

Ky moment është ironizuar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili e ka publikuar në rrjete sociale shoqëruar me një muzikë popullore në sfond. 

Lajmet e fundit