10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit aktorja e njohur: Cameron Diaz thotë se e lan fytyrën një herë në muaj

    Ndërkohë që të famshmit e tjerë janë të zënë duke promovuar linja për kujdesin e lëkurës ose duke nxjerrë në treg produktet e tyre, Cameron Diaz ka një rutinë që vështirë se mund të quhet dhe minimaliste.

    “Realisht nuk bëj asgjë, as nuk dua dhe as nuk e marr mundimin të rri para pasqyrës, fytyrën e laj shumë rrallë, ndoshta një ose dy herë në muaj,” rrëfeu ajo kur u pyet për rutinën e bukurisë nga Michelle Visage në podkastin “Rule Breaker”.

    Aktorja u shpreh në mënyrë të sinqertë që jeta e saj ka ndryshuar shumë dhe nuk do ta ketë këtë presionin e bukurisë që sigurisht është relative.

    “Unë jam absolutisht viktimë e të gjithë shfrytëzimeve shoqërore të cilave u nënshtrohen gratë. Jetoja në një botë ku pamja e jashtme është ajo që vlerësohet më shumë,” tha ajo.

    Aktorja u shpreh gjithashtu se e ka gjykuar shumë veten dhe është munduar gjithmonë të përshtatet me normat e bukurisë dhe është një nga gjërat që i shkaktoi shumë probleme me veten. Tani thotë që është “shndërruar” si një bishë e egër, nuk i intereson asgjë dhe ndihet shumë mirë.

    Diaz u shpreh se nuk ka pse të ndihet askush keq për veten, trupin dhe pamjen. Njerëzit gjithsesi do flasin dhe gjithmonë do gjykojnë, ndoshta asnjëherë s’do të të pëlqejnë sado që mundohesh.

    “Realisht tani nuk më intereson, dua vetëm të ndihem mirë, s’më intereson fare si dukem apo se si do dukesha më mirë. Dua thjesht të shijoj jetën timë në rehati, ta bëj sa më të menaxhueshme vetë, nuk dua më këshilla në lidhjen me pamjen time të jashtme” – u shpreh ajo duke mbyllur këtë temë bisede.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit