spot_img
spot_img

Habit Edison Ypi: Më mirë të kishte vdekur Fevziu…

spot_img

Edison Ypi ka shkaktuar shumë polemika, pas vdekjes së Artur Zhejit.

“Më mirë të kishte vdekur Fevziu”, shkruajti fillimisht ai.

Më pas, shkruan për Artur Zhejin:

“Mediokër i përsosur, mendjemadh i padurueshëm, spiun i italianëve, bixhozçi i pakurueshëm, dallaverexhi i lindur, hajdut me çizme, kokainoman që e thith çdo natë me hundë, i deprimuar pa kthim xhepat plot me xanax-a dhe prozac-a, disa herë kura dobësimi të thella të papranueshme për shëndetin që kishte, kardiopat, endokrinopat, diabetik, bronkitik etj. etj…

Këto e plot të tjera si këto kam gjithë jetën që i dëgjoj nga goja e atyre që bënin Djall atë që sot po e quajnë Ëngjëll, Artur Zhejin, vdekja e të cilit po u duket fatkeqësi e tmerrshme, dhimbje e padurueshme, mungesë e pazëvendësueshme, dhe po i bëjnë homazhe.

Prite kur ta përshëndesin vdekjen e tij edhe me të shtëna artilerie tokësore, ajrore, detare, nga qefi i madh që u çliruan nga një monster”.

Ndërsa për ta mbyllur, pas komenteve të shumta, Ypi shkruan:

“Un’ bëj Humor të Zi, që është humori më i bukur dhe më interesant. Janë sulur injorantët, analfabetët, tarallakët, derrat, copat e mishit që s’ja kanë haberin nga asnjë lloj humori, më akuzojnë se jam unë që caktoj radhën e legenave mediatikë që vetëm llapin, xhvatin, vjedhin, cili turiderr prej tyre të ngordhi tani, e cili surratqen të shkohet në hell më vonë”.

Lajmet e fundit