11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit gazetari: Shqipëria fiton Europianin, do bëjmë surprizën e madhe

    Kombëtarja shqiptare humbi në dy ndeshjet e fundit miqësore, ndaj Kilit dhe Suedisë, megjithatë loja pati element pozitivë.

    Gazetari Ervin Baku ka analizuar Kombëtaren gjatë një bisede me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova në studion e “7pa5” në Vizion Plus.

    Ai tha se ekipi diti të reagojë pas humbjes me Kilin dhe trajneri diti ta sjellë ekipin në rrugën e duhur.

    “Janë dy ndeshje ku rezultati nuk llogaritet sepse nuk kemi të bëjmë me humbje pikësh apo eliminim.ndeshjen e parë me kilin djemtë ishin akoma në atë efektin dehës që i dha kualifikimi historik për në Europian për herë të dytë.

    Ndeshjen e dytë më pëlqeu shumë, nuk më intereson rezultati. Më intereson që ekipi diti të reagojë nga ajo humbje me Kilin. Pashë një trajner që di ta sjellë ekipin në shinat e duhura”, tha Baku.

    Ai u shpreh se Shqipëria do të krijojë surprizën e madhe në këtë Europian, teksa tregoi edhe lojtarin që do të jetë lider i ardhshëm.

    “Unë mendoj që ne do të krijojmë surpirzën e madhe në këtë Europian. Mario Mitaj i ka lënë me gojë hapur të gjithë, për maturinë, saktësinë.

    Kam vite që nuk kam parë një lojtar kaq të mirë. Mitaj mund të jetë lideri ynë i ardhshëm, sepse lider nuk të bën mosha.

    Unë nuk kam parë një lojtar që të jetë lider si ishte Lorik Cana. Kam përshtypjen që Mario Mitaj mund të jetë lider”, tha ai, teksa i qëndroi mendimit se Shqipëria do të jetë fituese e Europianit të Gjermanisë 2024.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit