spot_img
spot_img

Hakerat “zhveshin” shërbimin sekret shqiptar, publikojnë e-mailet dhe kontaktet e kreut të SHISH

spot_img

“Homeland Justice” ka publikuar sërish të dhëna të tjera. Këtë herë materiali i publikuar përfshin të dhënat e kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Mes të tjerash janë publikuar detaje nga takimet e kreut të shërbimit sekret, shlnimet e tij si dhe persona të ndryshëm kontakti.

Para Bendos, hakerat që thonë se po hakmeren për “strehimin e terroristëve të MEK” publikuan listën e të gjithë agjentëve sekretë të Shqipërisë.

Më herët u publikua lista e plotë e e-maileve të ish-drejtorit të Policisë Nano, që përfshinte të dhëna në lidhje me urdhërat e tij, operacionet e fshehta, lëvizjet jashtë shtetit, të marra nga sistemi TIMS, etj.

Lajmet e fundit