spot_img
spot_img

“Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari” – Artan Hoxha nuk përmbahet për zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK

spot_img

Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në rrjete sociale ka përshëndetur Klodian Brahon i cili mori sot detyrën si drejtues i SPAK.

Gazetari Hoxha teksa ndan një moment nga fëmijëria në rrjete sociale, ka zgjedhur të përshëndesë zgjedhjen e Klodian Brahos duke shkruar: “Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Kur ishim të vegjël dhe shkonim në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës, në kohën e diktaturës, sa herë i dilte përpara ndonjë makinë autobuzit tonë, të gjithë brohorisnim njëzëri:

“Hape rrugën o i pari,

se ne jemi nga Skrapari…”

Me këtë rast, përshëndesim kreun e ri të SPAK….

zotin Braho nga Skrapari…

Lajmet e fundit