11.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Harroi miqësinë për një emision”, ish banori i BBV thumbon Arjolën!

    Meridian Ramçaj dhe Arjola Demiri kishin pasur një raport miqësor përpara se të hynin në shtëpinë e Big Brother VIP, por brenda saj, mes tyre pati disa debate, që duket se sollën dhe një krisje e cila nuk u riparua më.

    Kështu ka ndodhur edhe në intervistën e fundit të ish-banorit, i cili u pyet se kush është personazhi publik ka thënë gënjeshtrën më të madhe.

    Në një intervistë të fundit, Meridiani u pyet se kush është personazhi publik që ka thënë gënjeshtrën më të madhe, e ndonëse nuk e përmendi hapur aktoren, ai e nënkuptoi se për këtë bëhej fjalë.

    Kam dëgjuar pasi kam dalë nga shtëpia e Big Brother, një nga banoret që thoshte, “kam tre vjet që kam hyrje dalje familjare me të, hajmë dreka, darka miqësore bashkë”, kjo për mua ishte gënjeshtër”- tha ai në “Glamour Zone.”

    I pyetur se pse nuk janë ballafaquar në momentin kur është bërë ajo deklaratë, ai u përgjigj:

    “Nuk ka më vlerë, për aq kohë sa njerëzit tjetërsohen dhe harrojnë atë që quhet miqësi dhe shoqëri për një emision që me datë 18 shkurt mbaroi. Pas 18 shkurtit ka shumë vite për të jetuar dhe jo vetëm 4 muaj”!!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit