Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si një figurë me vlera të larta morale dhe një shqiptar të fortë. Këtë deklaratë Thaçi e bëri gjatë një interviste për emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini nga qendra e paraburgimit në Hagë.
“Njeri me vlera të larta morale, shqiptar i fortë dhe burrështetas i rryer.
Unë jam shtetas edhe i Shqipërisë. Shteti shqiptar bëri gjithë atë që mund të bënte”, u shpreh Thaçi.
Teksa kujtojmë se Rama e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit në Hagë më 10 Maj 2022, ku u regjistrua vizita e parë, dhe sërish më 18 Dhjetor 2025.
Gjatë takimit të parë, Rama u shpreh se arshyeja e vizitës ishte sepse e kishte “marrë malli”, ndërsa në vizitën e dytë e cilësoi procesin gjyqësor si një “teatër absurd”.



