18.5 C
Tirana
E diel, 5 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Heidi, Romeo dhe efekti Mojo Pin!

    Nga Neda Balluku

    Heidi, Romeo dhe efekti Mojo Pin.

    Kur dashurohemi, e kemi te pashmangshme te na rrembeje efekti i famshem “Mojo Pin” qe eshte pervetesimi i botes se tjetrit me te gjitha dimensionet e tij.

    Nisim te duam, pelqejme, deshirojme, gjithcka do, pelqen, deshiron njeriu qe ne duam. Nisim te degjojme muziken e tjetrit. Te pime kafen sic e pi tjetri. Duam te pershkojme rrugen e tjetrit. Pershtasim fjalet si tjetri. Madje edhe oraret tona kthehen ne orare te reja sipas frymemarrjes se tjetrit. Gjithçka e tjetrit, kthehet ne gjithçka qe duhet te dime.

    Ne nje kontekst te izoluar si Big Brother, efekti Mojo Pin shumefishohet ne fuqi e shpejtesi. Oret jane si dite e ditet si jave. Arrin ta kuptosh, njohesh, pervetesosh tjetrin me nje shpejtesi te pa imagjinueshme dhe te pakuptueshme nga kushdo qe ndodhet jashte atij konteksti.

    Tjetri eshte vete bota jote. Edhe ne kuptimin e pare te fjales, sepse te mos marresh ngacmime dhe informacione nga jashte, te fokuson vetem tek ngacmimet dhe informacionet brenda ne shtepi.

    Ne diten e 80, nje vajze dhe nje djale duhej te ishin nje. Duhej te ishin te rrembyer nga efekti i mahnitshem i Mojo Pin. I cili, per fat te mire apo te keq, eshte ekskluzivitet vetem i te dashuruarve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit