Heidi Baçi, e cila ka qenë më e shkëputur nga rrjetet sociale kohët e fundit, duke bërë që disa të mendojnë se mund të jetë ndarë nga Romeo, duket se ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj në Tiranë.
Ajo ka njoftuar në Facebook se së shpejti do të ndajë një një lajm të rëndësishëm, duke ngritur spekulime mbi mundësinë e një ndryshimi të rëndësishëm në jetën e saj personale ose profesionale.
Së fundmi Kryefjala.com ka fotografuar Heidin në ambientet e Top Channel, dhe thuhet se ajo po merr pjesë në audicionet për të qenë një nga moderatoret e reja të emisionit të njohur “Portokalli”.
Pas largimit të Xhemi Shehut, vendi i lënë bosh ka krijuar mundësi për kandidatë të rinj dhe Heidi është një nga emrat që po shqyrtohen për këtë pozita. Mbetet për t’u parë se kush do të përzgjidhet nga audicionet..