spot_img
spot_img

Heroi i ditës: Zjarrfikësi që në ditën e tij të pushimit iu fut punës duke rrezikuar veten për të shpëtuar njerëzit te “5 maj”

spot_img

Zjarrfikësi Marsel Troshku, i cili pasditen e djeshme qëndroi në krye të detyrës duke shpëtuar jetë njerëzish, është shpallur hero i ditës nga socialisti Taulant Balla.

Në një postim të bërë në Facebook-un e tij, Balla shkruan se Marseli është heroi i ditës pasi ai zgjodhi të qëndronte në krye të detyrës në ditën e tij të pushimit, duke shpëtuar jetë njerëzish.

Për shkak të flakëve që pasditen e djeshme përfshinë një pjesë të kompleksit te “5 maj”, kanë mbetur të lënduar 6 zjarfikësa dhe 2 qytetarë, në mesin e tyre dhe një grua e cila ka pësuar djegie në trup.

Të lënduarit janë vizituar nga ministri i brendshëm, Besfort Lamallari i cili gjatë pasdites së djeshme ka qenë i pranishëm dhe në terren.

Lajmet e fundit