19.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Himara është Shqipëri, qirje Rama!

    Nga Artan Hoxha

    Mitsotaqi! Mitsotaqi! Mitsotaqi! Kryeministri grek, po “patrullon” sot në jugun e Shqipërisë, me një helikopter model “Chinook” të forcave ushtarake greke. Autoritetet shqiptare e kanë cilësuar si një vizitë në zonat minoritare në jugun e Shqipërisë.

    Madje kryeministri Rama, do ta shoqërojë homologun grek, në një pjesë të madhe të vizitës. Media greke e ka cilësuar si vizita e parë e një kryeministri grek në Himarë.

    Sipas tyre, në zonën e Vorio-Epirit, liritë dhe të drejtat e bashkëkombasve greke, shkelen nga Shqipëria.

    Duke parë axhendën e Mitsotaqis, bie në sy fakti, se ai do të vizitoje Finiqin, Livadhjane dhe Derviçanin, të cilat Shqipëria i njeh zyrtarisht si zona minoritare. Më falni, por vizita e kryeministrit grek nis nga Himara! Himara as nuk është minoritet grek dhe as nuk njihet zyrtarisht nga Shqipëria si e tillë.

    Himara është e banuar historikisht dhe masivisht nga shqiptarë. Por në Himarë, Mitsotaqi po parakalon si triumfatorë në pedonalen e qytetit para qytetarëve shqiptarë greqisht-folës, që mbajnë flamuj e simbole greke dhe po flet nga podiumi i improvizuar para zyrave të OMONIA-s, ne krah të Fredi Bejlerit! E di kryeministri yne këtë punë?

    Qirje Rama, Himara nuk është minoritet grek. Himara ka qenë prej mijëra vjetesh, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e territorit të Shqipërisë. Kallo taksidhi qirje Rama, mazi me to filos tu, qirje Mitsotaqis… (Udhëtim të mbarë zoti Rama, bashkë me mikun tënd, zotin Mitsotaqi). Koha është e maskarenjëve, SHQIPËRIA është e shqiptarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit