spot_img
spot_img

Hipokrizia: Rama kërkon nga SPAK hetimin e Berishës dhe Metës, por në 9 vjet s’ka bërë asnjë kallëzim ndaj tyre

spot_img

Kryeministri Edi Rama, ndonëse i bën thirrje SPAK për hetimin e Sali Berishës, në 9 vite qeverisje nuk ka bërë asnjë kallëzim kundër ish-kryeministrit demokrat.

Po ashtu, as ndaj Ilir Metës, të cilin për 4 vite e pati aleat në qeverisje.

Në momentin që nuk ka asnjë kallëzim, Rama nuk mund t’ia faturojë SPAK-ut mos hetimin.

“SPAK që të nisë hetim për Berishës duhet të ketë fakt penal.

Rama ka 9 vite në pushtet dhe mund të bënte audit për veprimtarin e qeverisë Berisha dhe mund të bënte kallëzim penal për të gjitha shkeljet”, shprehet juristi Ledio Braho.

Atëhere çfarë ka Rama që i bërtet SPAK pse nuk hap hetime për Berishën e Metën? Vetëm ai e di.

 

Lajmet e fundit