15.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e jashtëzakonshme e mashtruesit të Tinder

    Cili është takimi më i keq që keni pasur ndonjëherë me dikë? A përfshinte biseda të mërzitshme? Apo përfshinte miliona lekë të vjedhura? Për gratë e “The Tinder Swindler” drama është më e madhe. Dokumentari i ri i Netflix tregon historinë e një mashtruesi famëkeq, i cili dyshohet se përdori aplikacionin e takimeve Tinder për të shfaqur një jetë luksoze, ndërkohë që mashtronte gratë në të gjithë Europën.

    Kush është Tinder Swindler (mashtruesi i Tinder)?

    Bëhet fjalë për Shimon Hayut, një mashtrues i dënuar i lindur në Izrael. Hayut përdori aplikacionin e lidhjeve për të takuar shumë gra, më pas mori shuma të mëdha parash, ndërsa ato sot paguajnë faturat.

    Nëse ishte i dënuar, si ia doli sërish?

    Si Leonardo DiCaprio në “Catch Me If You Can”, Shimon përdorte identitete të rreme në mënyrë që skema e tij të funksiononte. Në Tinder ai shfaqej si Simon Leviev, duke pretenduar se ishte djali i manjatit të diamanteve Lev Leviev.

    Për ç’lloj mashtrimi bëhet fjalë?

    Simon (po i referohemi kështu sepse me këtë emër njihet më shumë) ndiqte të njëjtin model: njihte një grua në Tinder, e çonte në takim mbresëlënës që përfshinte hotele luksoze dhe fluturime rreth botës, makina të shtrenjta, truproja dhe ngadalë krijonte një marrëdhënie të mbushur me besim dhe dashuri. Disa prej tyre ëndërronin se do të krijonin familje, kërkonin për shtëpi ku mund të jetonin bashkë e kështu me radhë.

    Në dokumentarin e Netflix, ajo pohojnë se, në një moment të caktuar, Simon u tregonte se armiqtë e tij po e kërcënonin. Më pas, u dërgonte një foto të truprojës së gjakosur gjoja nga këta armiq, për ta bërë më të besueshme situatën.

    Pasi terreni ishte gati – pra ato kishin besim tek ai – Simon u dërgonte një mesazh për t’u thënë se karta e tij e kreditit nuk mund të përdorej për arsye sigurie dhe do të duhej të përdorte kartat e tyre si edhe u kërkonte që të merrnin kredi. Duke marrë parasysh “pasurinë” e tij dhe mbi të gjitha faktin që ai që kërkonte borxh ishte i dashuri ose miku i tyre prej muajsh, ato nuk dyshonin, për fat të keq.

    Sa para ka vjedhur?

    Rreth 10 milionë dollarë, sipas The Times of Israel.

    Si u kap?

    Një prej viktimave të tij – që i dha Simon-it 250,000 dollarë – u informua për skemën e mashtrimit. Ajo vendosi që ta bënte historinë virale duke e publikuar në media dhe krejt papritur, emri i tij ishte kudo. Një nga të dashurat e Simon-it, Ayleen Koeleman, lexoi artikujt për të dhe ndonëse Simon këmbënguli për të kundërtën, ajo nuk e besoi. Megjithatë, u hoq sikur e besonte dhe qëndroi në kontakt, në mënyrë që të merrte më shumë informacion.

    Ayleen zbuloi se ai po udhëtonte në Greqi dhe ua kaloi autoriteteve të dhënat. Simon u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua me 15 muaj burg për mashtrim në Izrael menjëherë më pas.

    Tani që është në burg, a është Tinder i sigurt?

    Khëm…Khëm. Nuk është në burg. Ai u lirua nga burgu pas pesë muajsh. Po, e çuditshme, por e vërtetë. Në fund të dokumentarit, shfaqet duke pasur të njëjtin stil jetese luksoze, së bashku me një të dashur të re.

    Gratë që mashtroi vazhdojnë paguajnë kreditë që morën për të (ndonëse pas dokumentarit, mund t’u ketë lehtësuar punë Netflix).

    Tani, ai është bllokuar nga aplikacionet e takimeve dhe llogaritë e tij në rrjete sociale janë mbyllur.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit